POLITIKA E PRIVATËSISË
( INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k)
1.HYRJE
INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, ka kënaqësinë t'ju mirëpresë në hapësirën kushtuar politikës sonë të përpunimit të të dhënave personale (referuar si "Politika e Privatësisë"), në kuadër të informimit mbi përpunimin e të dhënave personale sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (neni 13 i GDPR 2016/679).
Kjo “Politikë Privatësie” lidhet ekskluzivisht me përpunimet e kryera nga INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k dhe kjo kompani konsiderohet kontrollues për përpunimet e përshkruara në të.
“Të dhënat personale” i referohen çdo informacioni që lidhet me një subjekt të dhënash (siç përcaktohet në pikën 3, Neni 5 i Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).
Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave tuaja personale është një çështje e rëndësishme të cilës Grupi INNOVAWAY dhe konkretisht INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k i kushtojnë vëmendje të veçantë. Ne respektojmë konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale dhe veprojmë gjithmonë në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe kësaj Politike Privatësie.
Kjo Politikë Privatësie synon t'u përshkruajë “Subjekteve të të dhënave” në një mënyrë të thjeshtë dhe transparente se cilat të dhëna personale përpunohen, për çfarë qëllimi, nga kush dhe me çfarë metodash dhe t'i informojë ata rreth masave që zbatohen për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre, si dhe sigurinë e konfidencialitetin e të dhënave personale.
Kjo politikë privatësie zbatohet për të gjitha proceset përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k gjatë aktivitetit të saj dhe është e vlefshme për të gjithë subjektet e të dhënave. Qëllimi i politikës së privatësisë është të ofrojë transparencë maksimale në lidhje me informacionin dhe të dhënat personale që mblidhen/përpunohen dhe si përdoren ato.
2.Kush është Kontrolluesi?
Një “Kontrollues” është çdo person fizik ose juridik, si dhe çdo autoritet publik, i cili vetëm ose në grup me të tjerët përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale (siç përcaktohet në pikën 8, Neni 5 i Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).
Faqja web administrohet nga kompania mëmë INNOVAWAY SPA me qendër në Napoli, Itali. Për të dhënat personale të shtetasve shqiptare (subjekte të të dhënave) që mund të përpunohen nëpërmjet faqes web kompania mëmë konsiderohet si “kontrollues”.
Për të dhënat personale që përpunohen lokalisht, në kuadër të proceseve të tjera përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kontrollues është INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k.
3.Kategoritë e Subjekteve të të Dhënave
- Klientë (që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi);
- Subjekte të dhënat e të cilëve mblidhen nga klientët e Innovaway.
- Partnerë/bashkëpuntorë;
- Persona të interesuar nëpërmjet faqes web;
- Vizitorë në ambientet e zyrës së kompanisë;
- Aplikantë/kandidatë për punë;
- Punonjës.
4.Informacion i përgjithshëm
Subjektet e të dhënave informohen për politikat dhe rregullat e përgjithshme të mëposhtme, të vlefshme për të gjitha fushat e përpunimit:
- të gjitha të dhënat përpunohen në një mënyrë të ligjshme, të saktë dhe transparente ndaj subjektit të të dhënave, në përputhje me parimet e përgjithshme të përcaktuara në Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe GDPR;
- ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja vetëm për qëllimet e treguara në këtë Njoftim ose për qëllimet specifike që tashmë janë ndarë me ju dhe/ose për të cilat ju keni dhënë pëlqimin tuaj;
- ne synojmë të mbledhim, përpunojmë dhe përdorim sa më pak të dhëna personale të jetë e mundur;
- kur kemi nevojë të mbledhim të dhënat tuaja personale, ne sigurohemi që ato të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara të jetë e mundur;
- nëse të dhënat personale që mbledhim nuk janë më të nevojshme për ndonjë qëllim dhe nuk jemi të detyruar t'i mbajmë ato me ligj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i fshirë, shkatërruar ose anonimizuar ato;
- janë marrë masa specifike sigurie për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm ose të gabuar dhe aksesin e paautorizuar;
- të dhënat tuaja personale nuk do të përhapen, shiten, vihen në dispozicion ose komunikohen me subjekte të tjera përveç atyre të treguara në këtë Politikë Privatësie.
5.Lidhur me proceset përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k
- Të dhënat personale që përpunojmë
Ne kujdesemi t’ju informojmë “rregullisht dhe në mënzrë të plotë” në lidhje me kategoritë e të dhënave që përpunojmë, metodat, qëllimet, masat e sigurisë, si dhe të drejtat që ju gëzoni. Në përgjithësi, të dhënat mblidhen drejtëpërdrejt nga ju dhe me pëlqimin tuaj si subjekt i të dhënave.
INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k në kuadër të përmbushjes së objektit të veprimtarisë së saj, përpunon kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:
- Klientë që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi. Në përgjithësi përpunohen të dhëna personale të përfaqësuesve ligjorë të kompanive kliente me të cilat INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k bashkëpunon në kuadër të ofrimit të shërbimeve. Konkretisht, të dhëna mbi emrin, mbiemrin, numrin ID, nënshkrimin, emailin e administratorit, përfaqësuesit ligjor, ose personit të kontaktit, që administrohen në mënyrë manuale nëpërmjet dokumentacionit fizik të nënshkruar midis palëve si dhe nëpërmjet komunikimeve elektronike me email.
- Subjekte të dhënat e të cilëve mblidhen nga klientët dhe për të cilët Innovaway në kuadër të ofrimit të shërbimit mund të aksesojë disa kategori të të dhënave personale (vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimit), konkretisht: emër, mbiemër, data e lindjes, numër dokument identifikimi, numër telefoni, të dhënat e kartës së kreditit
- Për partnerët/bashkëpunotrët, që mund tu delegohen shërbime të caktuara në kuadër të realizimit të objektivave të kompanisë, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit që administrohen fizikisht në arkivën e kompanisë, përpunohen të dhëna si emri, mbiemri, pozicioni, numër kontakti, email dhe nënshkrimi.
- Për personat e interesuar, nëpërmjet faqes web, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimet, të paraqesin ankesa apo kërkesa, aksesohen të dhënat si emri, emaili, telefoni, adresa dhe mesazhi që përçon.
- Për Vizitorë në ambientet e zyrës së kompanisë, nëpërmjet rregjistrit të hyrje-daljeve, mblidhen të dhënat si emri, mbiemri dhe arsyeja e vizitës, për qëllime sigurie. Ndërsa nëpërmjet sistemit CCTV mblidhen të dhëna të imazhit gjithashtu për qëllime sigurie.
- Për Aplikantët/kandidatët për punë kërkohet të dërgojnë një CV në adresën e emailit [email protected]. Në këtë kuadër, përpunohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, data e lindjes, kualifikimet dhe përvoja profesionale (informacione që zakonisht përfshihen në një CV). Këto të dhëna aksesohen elektronikisht vetëm nga Administratori i kompanisë dhe specialistja e burimeve njereyore, të cilët mbikëqyrin procesin e rekrutimit. Të dhënat e kandidatëve të pa përzgjedhur për pozicionin e lirë fshihen menjëherë pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së rekrutimit dhe shpalljes së fituesit.
- Për Punonjësit përpunohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, të dhënat arsimore, nënshkrimi, paga, numri i llogarisë bankare, ID, kualifikimet dhe përvoja profesionale, të dhënat mbi aftësinë për punë dhe shëndetin, adresa e banimit dhe deshmia e penalitetit. Këto të dhëna aksesohen manualisht (nëpërmjet dosjes fizike) vetëm nga Administratori, specialisti i burimeve njerëzore dhe ai i financës.
- Qëllimi i përpunimit të të dhënave
Qëllimet e përpunimit të të dhënave personale varen nga marrëdhënia që subjektet e të dhënave kanë me INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, si dhe nga shërbimet e ofruara nga kompania.
- Të dhënat personale të Klientëve që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi, përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së marrëdhënieve kontraktore specifike dhe ofrimit në mëyrë sa më korrekte dhe të plotë të shërbimeve.
- Të dhënat personale të Subjekteve, që mblidhen nga klientët e Innovaway dhe për të cilët Inovaway në kuadër të ofrimit të shërbimit mund të aksesojë disa kategori të të dhënave personale, qëllimi i përpunimit lidhet vetëm me ofrimin e shërbimit të parashikuar në kontratën midis plaëve. (Midis Innovaway dhe kompanisë klient të saj).
- Të dhënat personale të partnerëve/bashkëpuntorëve, që mund tu delegohen shërbime të caktuara nga Innovaway Albania Shpk në kuadër të realizimit të objektivave të kompanisë, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit, përpunohen në kuadër të detyrimeve kontraktore dhe legjislacionit juridiko civil për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve midis palëve.
- Të dhënat personale të personave të interesuar, nëpërmjet faqes web, përpunohen për qëllime të informimit të tyre mbi shërbimet e kompanisë, si dhe për trajtimin e kërkesave apo ankesave të tyre.
- Të dhënat personale të Vizitorëvenë ambientet e zyrës së kompanisë, nëpërmjet rregjistrit të hyrje-daljeve ose nëpërmjet sistemit CCTV, përpunohen për të garantuar sigurinë e tyre fizike, si dhe sigurinë e aseteve të kompanisë dhe vlerave monetare.
- Të dhënat personale të aplikantëve/kandidatëve për punë përpunohen për të siguruar funksionimin e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes, me qëllim punësimin e individëve të kualifikuar dhe profesionistëve në këtë sektor.
- Të dhënat personale të punonjësve përpunohen për të siguruar funksionimin e duhur të marrëdhënies së punës, pajtueshmërinë me detyrimet ndërmjet palëve dhe në përputhje me legjislacionin e punës.
- Baza ligjore e përpunimit të të dhënave
Ju informojmë se, në zbatim të nenit 5 pika 8, nenit 7 dhe neneve 22 e 23, të Ligjit nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të dhënat personale që ju jepni do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar, kriteret ligjore të përpunimit, si dhe në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.
- Pëlqimi juaj, veçanërisht në cilësinë tuaj si Person i interesuar/Vizitor të faqes web, Vizitor në ambientet e zyrës së kompanisë, Aplikant/kandidat për punë ose Punonjës i kompanisë.
- Marrëdhënia kontraktuale ndërmjet jush dhe Innovaway Albania Shpk. Kjo vlen veçanërisht nëse jeni punonjës, klient ose subjekt i një klienti me të cilin kompania ka një kontratë shërbimi, apo partner/bashkëpuntor i kompanisë Innovaway Albania Shpk;
- Pajtueshmëria me detyrimet tona ligjore dhe rregullatore, kryesisht duke iu referuar legjislacionit tregtar, legjislacionit juridiko-civil që rregullon marrëdhëniet juridike midis palëve, kontratat dhe detyrimet, legjislacionit dhe procedurave të punësimit, si dhe legjislacionit tatimor dhe bankar, të cilat përcaktojnë qëllimet e çdo aktiviteti ose procedure përpunimi që ne jemi të detyruar të kryejmë në përputhje me këto ligje;
- Interesat tona legjitime, veçanërisht për mbrojtjen e zyrave dhe ambienteve tona dhe integritetin fizik të punonjësve dhe vizitorëve tanë (monitorimi CCTV i ambienteve).
Në kuadër të përpunimit, zbatohen këto akte nënligjore të miratuara nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
- Udhëzimi nr.03, datë 30.04.2025 “Për përpunimin e të dhënave personale nga sistemet e video survejimit”;
- Udhëzimi nr. 11, datë 08/09/2011 mbi “Përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat” i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 12, datë 21.12.2011 “Për kontrollin e identitetit në hyrje të ndërtesave”;
- Udhëzimi nr. 19, datë 03.08.2012 mbi “Rregullimin e marrëdhënieve mes kontrolluesit dhe përpunuesit në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e një kontrate tip në rastet e këtij delegimi” i ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 42, datë 22 .07. 2014 për “Përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”;
- Afati i rujatjes së të dhënave
- Të dhënat personale të klientëve që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi dhe të dhënat personale të partnerëve/bashkëpuntorëve, që mund tu delegohen shërbime të caktuara nga Innovaway Albania Shpk, do të ruhen në mënyrë fizike në kuadër të adminsitrimit të dokumentacionit kontraktor për një afat 15 vjecar në zbatim të legjislacionit tatimor, noterial si dhe arkivor.
- Të dhënat personale të subjekteve, që mblidhen nga klientët e Innovaway dhe për të cilët Inovaway në kuadër të ofrimit të shërbimit mund të aksesojë disa kategori të të dhënave personale, do të përpunohen dhe aksesohen përgjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës dhe deri në 2 vjet pas përfundimit të saj.
- Të dhënat personale të personave të interesuar, nëpërmjet faqes web, do të ruhen për kohëzgjatjen e përpunimit të kërkesës/ankesës dhe për një periudhë maksimale prej 1 viti pas përfundimit të përpunimit, përveç nëse ruajtja më e gjatë lejohet ligjërisht për arsye të tjera të ligjshme.
- Të dhënat e aplikantëve/kandidatëve për punë do të ruhen deri në përfundimin e procesit të rekrutimit për pozicionin e lirë. Pasi të përzgjidhet kandidati i lirë, të dhënat e aplikantëve të tjerë do të shkatërrohen.
- Të dhënat e punonjësve do të ruhen për të gjithë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës dhe deri në dy vjet pas përfundimit të marrëdhënies së punës, duke korresponduar me periudhën në të cilën punonjësi ka të drejtë të ngrejë pretendime ligjore kundër punëdhënësit (sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë).
- Të dhënat CCTV të mbledhura nga ambientet e kompanisë do të ruhen sipas kapacitetit të serverit pra deri në 2 javë.
- Të dhënat e hyrje – daljeve do të ruhen për një afat 1 mujor dhe më pas do të shkatërrohen.
6. Lidhur me përpunimin e të dhënave nëpërmjet faqes web që administrohet nga kompania mëmë INNOVAWAY SPA me qendër në Napoli, Itali.
Për të dhënat që përpunohen nëpërmjet faqes web kompania mëmë INNOVAWAY SPA konsiderohet si “kontrollues”.
Për tu informuar lidhur me këtë proces përpunimi si dhe për cdo kërkesë referojuni “Politikës së Privatësisë” së INNOVAWAY SPA.
Për kërkesat ose ankesat lidhur me të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet faqes web, referohuni në adresën e emailit [email protected] .
7. Të drejtat e subjektit të të dhënave
Sipas Neneve 13–21 të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ju keni të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale, sipas metodave dhe brenda kufijve të përcaktuar nga legjislacioni aktual dhe mund të kërkoni informacion shtesë në çdo kohë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju keni të drejtat e mëposhtme:
- E drejta për t’u informuar (neni 13);
- E drejta e aksesit (neni 14);
- E drejta për korrigjim ose fshirje (neni 15);
- E drejta për t’u harruar (neni 16);
- E drejta për kufizimin e përpunimit (neni 17);
- E drejta për transferueshmërinë e të dhënave (neni 18);
- E drejta për të kundërshtuar (neni 19);
- E drejta për të mos iu nënshtruar vendimmarrjes së automatizuar (neni 20);
- E drejta për t’u ankuar (neni 86);
- Si dhe, në përgjithësi, të ushtrojë të gjitha të drejtat që njihen nga dispozitat aktuale të ligjit.
Kërkesat duhet t'i drejtohen Kontrolluesit respektiv të të Dhënave duke shkruar në adresat:
1) Për kërkesat ose ankesat lidhur me të dhënat personale që përpunohen lokalisht, në kuadër të proceseve përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, referohuni në adresën e emailit [email protected] .
2) Për të kontaktuar me Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (ose DPO-në) gjithashtu referohuni në adresën e emailit [email protected]
Në rast se të dhënat përpunohen në bazë të interesave legjitime, të drejtat e subjekteve të të dhënave janë të garantuara (përveç të drejtës së transportueshmërisë e cila nuk parashikohet nga rregulloret), në veçanti të drejtën për të kundërshtuar përpunimin që mund të ushtrohet duke dërguar një kërkesë te kontrolluesi i të dhënave.
8. Masat e Sigurisë
Masat e sigursë janë thelbësore për të mbrojtur të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t’u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Kompania jonë operon në përputhje me legjislacionin e shqiptar dhe atë europian për mbrojtjen e të dhënave dhe ka vendosur politikat dhe rregullat e nevojshme.
Ne sigurojmë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke ruajtur në mënyrë të sigurt informacionin tuaj dhe duke marrë pëlqimin tuaj të informuar para mbledhjes së të dhënave. Informacioni personal nuk do t’i zbulohet asnjë personi jashtë kompanisë. Individët kanë të drejta të parashikuara nga ligji i aplikueshëm, duke përfshirë aksesin, korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave të tyre.
Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e aktiviteteve dhe proceseve të përpunimit, ne aplikojmë masat e mëposhtme:
- Ruajtja e të Dhënave – Ne përdorim mënyra për ruajtjeje të enkriptuar të të dhënave, servera të sigurt dhe akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.
- Kontrolli i Aksesit – Ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë, aksesojë, fshijë ose modifikojë informacione ose të dhëna specifike.
- Siguria Fizike e Pajisjeve / Ambienteve – Pajisjet dhe ambientet ku ruajmë të dhënat personale ndodhen në një mjedis të sigurt me akses fizik të kufizuar (p.sh., dollape dhe dhoma të mbyllura me celës).
- Politika e Ruajtjes së të Dhënave – Kemi vendosur rregulla në lidhje me periudhat e ruajtjes së të dhënave dhe fshirjen e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna.
- Trajnimi për Sigurinë e të Dhënave – Para fillimit të detyrave të tyre, personeli përkatës trajnohet në mbrojtjen e të dhënave, duke u përditësuar rregullisht mbi standardet, praktikat dhe protokollet specifike të menaxhimit të të dhënave tona për sigurinë e të dhënave.
9. Kontrolluesi i të Dhënave dhe Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave
1) Kontrolluesi i të Dhënave është INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k me seli të regjistruar në adresën: Njesia bashkiake nr.9, rruga ‘Jordan Misja’, pallati Gener 2, kati 1, objekti D, apt 1, Tiranë, Shqipëri.
Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) mund të kontaktohet në emaili: [email protected] .
2) Për të dhënat që përpunohen nëpërmjet faqes web kompania mëmë INNOVAWAY SPA konsiderohet si “kontrollues”.
INNOVAWAY SPA është me seli të regjistruar në (80143) Napoli Via G. Porzio n.4 Centro Direzionale Isola G1.
Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) mund të kontaktohet në emaili: [email protected] .
10. Ndryshimet në këtë politikë privatësie
Kontrolluesi i të Dhënave rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë politikë privatësie në çdo kohë duke i njoftuar subjektet e të dhënave dhe përdoruesit nëpërmjet kësaj faqeje. Prandaj, ju lutemi konsultohuni shpesh me këtë faqe, duke iu referuar datës së modifikimit të fundit të treguar në fund.
Data e publikimit: 28/07/2026
Data e përditësimit të fundit: 20/11/2026
Innovaway Albania Sh.p.k_Politika e Privatesise Shqip.
Innovaway Albania Sh.p.k_Privacy Policy