POLITIKA E PRIVATËSISË
1. HYRJE
INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, ka kënaqësinë t'ju mirëpresë në hapësirën kushtuar politikës sonë të përpunimit të të dhënave personale (referuar si "Politika e Privatësisë"), në kuadër të informimit mbi përpunimin e të dhënave personale sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe nenit 13 të GDPR 2016/679.
“Të dhënat personale” i referohen çdo informacioni që lidhet me një subjekt të dhënash (siç përcaktohet në pikën 3, Neni 5 i Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).
Mbrojtja e privatësisë dhe e të dhënave tuaja personale është një çështje e rëndësishme të cilës Grupi INNOVAWAY dhe INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k i kushtojnë vëmendje të veçantë. Ne respektojmë konfidencialitetin e të dhënave tuaja personale dhe veprojmë gjithmonë në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe kësaj Politike Privatësie.
Kjo Politikë Privatësie synon t'u përshkruajë “Subjekteve të të dhënave” në një mënyrë të thjeshtë dhe transparente se cilat të dhëna personale përpunohen, për çfarë qëllimi, nga kush dhe me çfarë metodash dhe t'i informojë ata rreth masave që zbatohen për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre, si dhe sigurinë e konfidencialitetin e të dhënave personale.
Kjo politikë privatësie zbatohet për të gjitha proceset përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k gjatë aktivitetit të saj si dhe për aktivitetet online të kësaj faqeje interneti dhe është e vlefshme për të gjithë subjektet e të dhënave. Qëllimi i politikës së privatësisë është të ofrojë transparencë maksimale në lidhje me informacionin dhe të dhënat personale që mblidhen/përpunohen dhe si përdoren ato.
2. Kush është Kontrolluesi?
Një “Kontrollues” është çdo person fizik ose juridik, si dhe çdo autoritet publik, i cili vetëm ose në grup me të tjerët përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale (siç përcaktohet në pikën 8, Neni 5 i Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”).
Faqja web administrohet nga kompania mëmë INNOVAWAY SPA me qendër në Napoli, Itali. Për të dhënat personale të shtetasve shqiptare (subjekte të të dhënave) që përpunohen nëpërmjet faqes web kompania mëmë dhe INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k konsiderohen si “bashkëkontrollues”.
Për të dhënat personale që përpunohen lokalisht, në kuadër të proceseve të tjera përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kontrollues është INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k.
3. Kategoritë e Subjekteve të të Dhënave
4. Informacion i përgjithshëm
Subjektet e të dhënave informohen për politikat dhe rregullat e përgjithshme të mëposhtme, të vlefshme për të gjitha fushat e përpunimit:
• të gjitha të dhënat përpunohen në një mënyrë të ligjshme, të saktë dhe transparente ndaj subjektit të të dhënave, në përputhje me parimet e përgjithshme të përcaktuara në Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe GDPR;
• ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat tuaja vetëm për qëllimet e treguara në këtë Njoftim ose për qëllimet specifike që tashmë janë ndarë me ju dhe/ose për të cilat ju keni dhënë pëlqimin tuaj;
• ne synojmë të mbledhim, përpunojmë dhe përdorim sa më pak të dhëna personale të jetë e mundur;
• kur kemi nevojë të mbledhim të dhënat tuaja personale, ne sigurohemi që ato të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara të jetë e mundur;
• nëse të dhënat personale që mbledhim nuk janë më të nevojshme për ndonjë qëllim dhe nuk jemi të detyruar t'i mbajmë ato me ligj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i fshirë, shkatërruar ose anonimizuar ato;
• janë marrë masa specifike sigurie për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm ose të gabuar dhe aksesin e paautorizuar;
• të dhënat tuaja personale nuk do të përhapen, shiten, vihen në dispozicion ose komunikohen me subjekte të tjera përveç atyre të treguara në këtë Politikë Privatësie.
5. Lidhur me proceset përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k
5.1 Të dhënat personale që përpunojmë
Ne kujdesemi t’ju informojmë “rregullisht dhe në mënzrë të plotë” në lidhje me kategoritë e të dhënave që përpunojmë, metodat, qëllimet, masat e sigurisë, si dhe të drejtat që ju gëzoni. Në përgjithësi, të dhënat mblidhen drejtëpërdrejt nga ju dhe me pëlqimin tuaj si subjekt i të dhënave.
Innovaway Albania Shpk në kuadër të përmbushjes së objektit të veprimtarisë së saj, përpunon kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:
• Klientë që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi. Në përgjithësi përpunohen të dhëna personale të përfaqësuesve ligjorë të kompanive kliente me të cilat Innovaway Albania Shpk bashkëpunon në kuadër të ofrimit të shërbimeve. Konkretisht, të dhëna mbi emrin, mbiemrin, numrin ID, nënshkrimin, emailin e administratorit, përfaqësuesit ligjor, ose personit të kontaktit, që administrohen në mënyrë manuale nëpërmjet dokumentacionit fizik të nënshkruar midis palëve si dhe nëpërmjet komunikimeve elektronike me email.
• Subjekte të dhënat e të cilëve mblidhen nga klientët e Innovaway dhe për të cilët Innovaway në kuadër të ofrimit të shërbimit mund të aksesojë disa kategori të të dhënave personale (vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimit), konkretisht: emër, mbiemër, data e lindjes, numër dokument identifikimi, numër telefoni, të dhënat e kartës së kreditit
•Për partnerët/bashkëpunotrët, që mund tu delegohen shërbime të caktuara në kuadër të realizimit të objektivave të kompanisë, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit që administrohen fizikisht në arkivën e kompanisë, përpunohen të dhëna si emri, mbiemri, pozicioni, numër kontakti, email dhe nënshkrimi.
•Për vizitorët/personat e interesuar, nëpërmjet faqes web, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimet, të paraqesin ankesa apo kërkesa, aksesohen të dhënat si emri, emaili, telefoni, adresa dhe mesazhi që përçon.
•Për Vizitorë në ambientet e zyrës së kompanisë, nëpërmjet rregjistrit të hyrje-daljeve, mblidhen të dhënat si emri, mbiemri dhe arsyeja e vizitës, për qëllime sigurie. Ndërsa nëpërmjet sistemit CCTV mblidhen të dhëna të imazhit gjithashtu për qëllime sigurie.
•Për Aplikantët/kandidatët për punë kërkohet të dërgojnë një CV në adresën e emailit [email protected]. Në këtë kuadër, përpunohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, data e lindjes, kualifikimet dhe përvoja profesionale (informacione që zakonisht përfshihen në një CV).Këto të dhëna aksesohen elektronikisht vetëm nga Administratori i kompanisë dhe specialistja e burimeve njereyore, të cilët mbikëqyrin procesin e rekrutimit. Të dhënat e kandidatëve të pa përzgjedhur për pozicionin e lirë fshihen menjëherë pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së rekrutimit dhe shpalljes së fituesit.
• Për Punonjësit përpunohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, të dhënat arsimore, nënshkrimi, paga, numri i llogarisë bankare, ID, kualifikimet dhe përvoja profesionale, të dhënat mbi aftësinë për punë dhe shëndetin, adresa e banimit dhe deshmia e penalitetit. Këto të dhëna aksesohen manualisht (nëpërmjet dosjes fizike) vetëm nga Administratori, specialisti i burimeve njerëzore dhe ai i financës.
5.2 Qëllimi i përpunimit të të dhënave
Qëllimet e përpunimit të të dhënave personale varen nga marrëdhënia që subjektet e të dhënave kanë me INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k , si dhe nga shërbimet e ofruara nga kompania.
• Të dhënat personale të Klientëve që delegojnë shërbime tek Innovaway në kuadër të një kontrate shërbimi, përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së marrëdhënieve kontraktore specifike dhe ofrimit në mëyrë sa më korrekte dhe të plotë të shërbimeve.
• Të dhënat personale të Subjekteve, që mblidhen nga klientët e Innovaway dhe për të cilët Inovaway në kuadër të ofrimit të shërbimit mund të aksesojë disa kategori të të dhënave personale, qëllimi i përpunimit lidhet vetëm me ofrimin e shërbimit të parashikuar në kontratën midis plaëve. (Midis Innovaway dhe kompanisë klient të saj).
•Të dhënat personale të partnerëve/bashkëpuntorëve, që mund tu delegohen shërbime të caktuara nga Innovaway Albania Shpk në kuadër të realizimit të objektivave të kompanisë, nëpërmjet kontratave të bashkëpunimit, përpunohen në kuadër të detyrimeve kontraktore dhe legjislacionit juridiko civil për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve midis palëve.
•Të dhënat personale të vizitorëve/personave të interesuar, nëpërmjet faqes web, përpunohen për qëllime të informimit të tyre mbi shërbimet e kompanisë, si dhe për trajtimin e kërkesave apo ankesave të tyre.
•Të dhënat personale të Vizitorëve në ambientet e zyrës së kompanisë, nëpërmjet rregjistrit të hyrje-daljeve ose nëpërmjet sistemit CCTV, përpunohen për të garantuar sigurinë e tyre fizike, si dhe sigurinë e aseteve të kompanisë dhe vlerave monetare.
•Të dhënat personale të aplikantëve/kandidatëve për punë përpunohen për të siguruar funksionimin e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes, me qëllim punësimin e individëve të kualifikuar dhe profesionistëve në këtë sektor.
• Të dhënat personale të punonjësve përpunohen për të siguruar funksionimin e duhur të marrëdhënies së punës, pajtueshmërinë me detyrimet ndërmjet palëve dhe në përputhje me legjislacionin e punës.
5.3 Baza ligjore e përpunimit të të dhënave
Ju informojmë se, në zbatim të nenit 5 pika 8, nenit 7 dhe neneve 22 e 23, të Ligjit nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të dhënat personale që ju jepni do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar, kriteret ligjore të përpunimit, si dhe në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.
• Pëlqimi juaj, veçanërisht në cilësinë tuaj si Vizitor të faqes web, Vizitor në ambientet e zyrës së kompanisë, Aplikant/kandidat për punë ose Punonjës i kompanisë.
• Marrëdhënia kontraktuale ndërmjet jush dhe Innovaway Albania Shpk. Kjo vlen veçanërisht nëse jeni punonjës, klient ose subjekt i një klienti me të cilin kompania ka një kontratë shërbimi, apo partner/bashkëpuntor i kompanisë Innovaway Albania Shpk;
• Pajtueshmëria me detyrimet tona ligjore dhe rregullatore, kryesisht duke iu referuar legjislacionit tregtar, legjislacionit juridiko-civil që rregullon marrëdhëniet juridike midis palëve, kontratat dhe detyrimet, legjislacionit dhe procedurave të punësimit, si dhe legjislacionit tatimor dhe bankar, të cilat përcaktojnë qëllimet e çdo aktiviteti ose procedure përpunimi që ne jemi të detyruar të kryejmë në përputhje me këto ligje;
• Interesat tona legjitime, veçanërisht për mbrojtjen e zyrave dhe ambienteve tona dhe integritetin fizik të punonjësve dhe vizitorëve tanë (monitorimi CCTV i ambienteve).
Në kuadër të përpunimit, zbatohen këto akte nënligjore të miratuara nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
• Udhëzimi nr.03, datë 30.04.2025 “Për përpunimin e të dhënave personale nga sistemet e video survejimit”;
• Udhëzimi nr. 11, datë 08/09/2011 mbi “Përpunimin e të dhënave të punonjësve në sektorin privat” i ndryshuar;
•Udhëzimi nr. 12, datë 21.12.2011 “Për kontrollin e identitetit në hyrje të ndërtesave”;
•Udhëzimi nr. 19, datë 03.08.2012 mbi “Rregullimin e marrëdhënieve mes kontrolluesit dhe përpunuesit në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e një kontrate tip në rastet e këtij delegimi” i ndryshuar;
•Udhëzimi nr. 42, datë 22 .07. 2014 për “Përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”;
•Vendimi nr. 01, datë 30.04.2025 për “Përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”.
5.4 Afati i rujatjes së të dhënave
6. Lidhur me përpunimin e të dhënave nëpërmjet faqes web që administrohet nga kompania mëmë INNOVAWAY SPA me qendër në Napoli, Itali.
Kjo faqe web përpunon të dhëna bazuar në pëlqim. Duke përdorur ose konsultuar këtë faqe, vizitorët dhe përdoruesit miratojnë në mënyrë të qartë këtë deklaratë privatësie dhe japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale në lidhje me metodat dhe qëllimet e përshkruara më poshtë, duke përfshirë çdo zbulim ndaj palëve të treta, nëse është e nevojshme, për ofrimin e një shërbimi ose në zbatim të një deyrimi ligjor.
Dhënia e të dhënave dhe për këtë arsye pëlqimi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave është opsional, përdoruesi mund të refuzojë pëlqimin dhe mund të revokojë një pëlqim të dhënë tashmë në çdo kohë. Megjithatë, mohimi i pëlqimit mund ta bëjë të pamundur ofrimin e disa shërbimeve dhe përvoja e shfletimit në faqe mund të kompromentohet.
6.1 Të dhënat personale
Si rregull, zbulimi i të dhënave personale nuk kërkohet për përdorimin e shërbimeve tona online. Nëse të dhënat personale (emri dhe adresa e email-it) mblidhen brenda fushëveprimit të shërbimeve tona online, kjo bëhet, për aq sa është e mundur, në bazë vullnetare.
Nëse përdorni formularin e kontaktit për kërkesa për materiale në letër ose kërkesa për informacion nga ju, këto do të përdoren për të përpunuar kërkesën tuaj dhe do të ruhen për përdorim të mëvonshëm në rast pyetjesh pasuese. Nëse është e nevojshme, për qëllimin e përpunimit të kërkesës suaj, ne gjithashtu mund t'ua transmetojmë të dhënat tuaja personale kompanive të tjera të grupit INNOVAWAY ose palëve të treta të përfshira (Konsulentë Teknikë ose Tregtarë). Të dhënat tuaja personale do të ruhen për kohëzgjatjen e përpunimit të kërkesës dhe për një periudhë maksimale prej 1 viti pas përfundimit të përpunimit, përveç nëse ruajtja më e gjatë lejohet ligjërisht për arsye të tjera.
Për arsye sigurie të të dhënave dhe për të optimizuar lehtësinë e përdorimit, ne gjithashtu mbledhim të dhëna jo-personale në lidhje me përdorimin e shërbimeve tona online.
6.2 Të dhënat e navigimit
Ashtu si të gjitha faqet e internetit, kjo faqe përdor gjithashtu skedarë regjistri (log files) në të cilët ruhet informacioni i mbledhur në mënyrë automatike gjatë vizitave të përdoruesve. Informacioni i mbledhur mund të jetë si më poshtë:
• adresa e protokollit të internetit (IP);
• lloji i browserit dhe parametrat e pajisjes së përdorur për t'u lidhur me faqen;
• emri i ofruesit të shërbimit të internetit (ISP);
• data dhe ora e vizitës;
• faqja e internetit e origjinës së vizitorit (referimit) dhe daljes;
• ndoshta numri i klikimeve.
Informacioni i lartpërmendur përpunohet në një formë automatike dhe mblidhet në një formë ekskluzivisht të përmbledhur për të verifikuar funksionimin e saktë të faqes dhe për arsye sigurie.
Për qëllime sigurie (filtra spam, firewall-e, zbulimi i viruseve), të dhënat e regjistruara automatikisht mund të përfshijnë edhe të dhëna personale siç është adresa IP, të cilat mund të përdoren, në përputhje me ligjet në fuqi, për të bllokuar përpjekjet për të dëmtuar vetë faqen ose për të shkaktuar dëme te përdoruesit e tjerë, ose në çdo rast aktivitete të dëmshme ose që përbëjnë një krim. Këto të dhëna nuk përdoren kurrë për identifikimin ose profilizimin e përdoruesit, por vetëm për qëllimin e mbrojtjes së faqes dhe përdoruesve të saj (ky informacion do të trajtohet në bazë të interesave legjitime të pronarit). Të dhënat e mbledhura nga faqja gjatë funksionimit të saj përdoren ekskluzivisht për qëllimet e treguara më sipër dhe ruhen për kohën e nevojshme për të kryer aktivitetet e specifikuara. Në çdo rast, të dhënat e mbledhura nga faqja nuk do t'u ofrohen kurrë palëve të treta, për asnjë arsye, përveç nëse është një kërkesë legjitime nga autoriteti gjyqësor dhe vetëm në rastet e parashikuara me ligj. Të dhënat e përdorura për qëllime sigurie (bllokimi i përpjekjeve për të dëmtuar faqen) ruhen për 7 ditë.
6.3 Cookies
Cookies janë informacione të ruajtura nga browser kur një faqe interneti vizitohet me çdo pajisje të përshtatshme (siç është PC, tablet ose smartphone). Çdo cookie përmban të dhëna të ndryshme (për shembull, emri i serverit nga i cili vjen, njëidentifikues numerik, etj.), mund të qëndrojë në sistem për kohëzgjatjen e një sesioni (derisa browseri të mbyllet) ose për periudha të gjata dhe mund të përmbajë një kod unik identifikimi.
Cookies përdoren për qëllime të ndryshme në varësi të llojit të tyre: disa janë të domosdoshme për funksionalitetin e saktë të një faqeje interneti (cookies teknike), ndërsa të tjerat optimizojnë performancën e saj për të ofruar një përvojë më të mirë përdoruesi ose për t'ju lejuar të merrni statistika në faqen e internetit, përdorimi i faqes, siç janë cookies analitike ose ju lejojnë të shikoni reklama të personalizuara, siç janëcookies e profilizimit.
Duke përdorur faqen, vizitori pranon shprehimisht përdorimin e cookies.
6.3.1 Çaktivizimi i cookies
Cookies lidhen me browserin e përdorur dhe mund të çaktivizohen drejtpërdrejt nga browseri, duke refuzuar/revokuar kështu pëlqimin për përdorimin e cookies. Duhet të theksohet se çaktivizimi i cookies mund të parandalojë përdorimin e saktë të disa funksioneve të vetë faqes.
6.3.2 Cookies e palëve të treta
Kjo faqe vepron gjithashtu si ndërmjetës për cookies e palëve të treta, të përdorura për të ofruar shërbime dhe veçori shtesë për vizitorët dhe për të përmirësuar përdorimin e faqes, siç janë butonat për mediat sociale ose videot. Kjo faqe nuk ka kontroll mbi cookies e palëve të treta, të cilat menaxhohen tërësisht nga palët e treta. Si rezultat, informacioni mbi përdorimin e këtyre cookies dhe qëllimet e tyre, si dhe se si t'i çaktivizoni ato, ofrohet direkt nga palët e treta në faqet e treguara më poshtë.
6.3.3 Shtojcat/Plugin e Rrjeteve Sociale
Kjo faqe gjithashtu përfshin shtojca dhe/ose butona për rrjetet sociale, në mënyrë që të lejojë ndarjen e lehtë të përmbajtjes në rrjetet tuaja të preferuara sociale. Këto shtojca janë programuar në mënyrë që të mos vendosin asnjë cookies kur hyni në faqe, për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit. Përfundimisht, cookies vendosen, nëse ofrohen nga rrjetet sociale, vetëm kur përdoruesi bën një përdorimefektiv dhe vullnetar të shtojcës/plugin. Ju lutemi vini re se nëse përdoruesi i browserit është loguar në rrjetin social, atëherë ai tashmë ka dhënë pëlqimin për përdorimin e cookies të transmetuara përmes kësaj faqeje në kohën e regjistrimit në rrjetin social.
Mbledhja dhe përdorimi i informacionit të marrë përmes plugin-it rregullohet nga politikat përkatëse të privatësisë të rrjeteve sociale, të cilave ju lutemi t'i referoheni.
• Facebook - (cookie information link)
• Twitter - (cookie information link)
• LinkedIn - (cookie information link)
• Google+ - Youtube (cookie information link).
6.4 Transferimet
Kjo faqe mund të ndajë disa nga të dhënat e mbledhura me shërbime të vendosura jashtë zonës së Bashkimit Evropian. Në veçanti me Google, Facebook dhe Microsoft (LinkedIn) përmes plugin-eve sociale dhe shërbimit Google Analytics. Transferimi autorizohet në bazë të vendimeve specifike të Bashkimit Evropian dhe Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në veçanti Korniza e Privatësisë së Të Dhënave BE-SHBA (EU-US Data Privacy Framework – DPF) si dhe Vendimi nr. 01, datë 30.04.2025 për “Përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”, për të cilët nuk kërkohet pëlqim i mëtejshëm. Kompanitë e përmendura më sipër garantojnë respektimin e tyre të EU-US Data Privacy Framework – DPF.
6.5 Masat e sigurisë për faqen web
Kjo faqe përpunon të dhënat e përdoruesve në një mënyrë të ligjshme dhe të saktë, duke përdorur masa të përshtatshme sigurie për të parandaluar aksesin, zbulimin, modifikimin ose shkatërrimin e paautorizuar të të dhënave. Përpunimi kryhet duke përdorur mjete IT dhe/ose telematike, me metoda organizative dhe me logjikë të lidhur ngushtë me qëllimet e treguara.
7. Të drejtat e subjektit të të dhënave
Sipas Neneve 13–21 të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ju keni të drejta në lidhje me të dhënat tuaja personale, sipas metodave dhe brenda kufijve të përcaktuar nga legjislacioni aktual dhe mund të kërkoni informacion shtesë në çdo kohë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju keni të drejtat e mëposhtme:
• E drejta për t’u informuar (neni 13);
• E drejta e aksesit (neni 14);
• E drejta për korrigjim ose fshirje (neni 15);
• E drejta për t’u harruar (neni 16);
• E drejta për kufizimin e përpunimit (neni 17);
• E drejta për transferueshmërinë e të dhënave (neni 18);
• E drejta për të kundërshtuar (neni 19);
• E drejta për të mos iu nënshtruar vendimmarrjes së automatizuar (neni 20);
• E drejta për t’u ankuar (neni 86);
• Si dhe, në përgjithësi, të ushtrojë të gjitha të drejtat që njihen nga dispozitat aktuale të ligjit.
Kërkesat duhet t'i drejtohen Kontrolluesit respektiv të të Dhënave duke shkruar në adresat:
1) Për kërkesat ose ankesat lidhur me të dhënat personale që përpunohen lokalisht, në kuadër të proceseve përpunuese që kryhen INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k, referohuni në adresën e emailit [email protected] .
2) Për kërkesat ose ankesat lidhur me të dhënat personale që përpunohen nëpërmjet faqes web, referohuni në adresën e emailit [email protected] .
Në rast se të dhënat përpunohen në bazë të interesave legjitime, të drejtat e subjekteve të të dhënave janë të garantuara (përveç të drejtës së transportueshmërisë e cila nuk parashikohet nga rregulloret), në veçanti të drejtën për të kundërshtuar përpunimin që mund të ushtrohet duke dërguar një kërkesë te kontrolluesi i të dhënave.
8. Masat e Sigurisë
Masat e sigursë janë thelbësore për të mbrojtur të dhënat personale, për të ruajtur integritetin dhe për t’u pajtuar me standardet ligjore dhe etike. Kompania jonë operon në përputhje me legjislacionin e shqiptar dhe atë europian për mbrojtjen e të dhënave dhe ka vendosur politikat dhe rregullat e nevojshme.
Ne sigurojmë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke ruajtur në mënyrë të sigurt informacionin tuaj dhe duke marrë pëlqimin tuaj të informuar para mbledhjes së të dhënave. Informacioni personal nuk do t’i zbulohet asnjë personi jashtë kompanisë. Individët kanë të drejta të parashikuara nga ligji i aplikueshëm, duke përfshirë aksesin, korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave të tyre.
Për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të ruajtur integritetin e aktiviteteve dhe proceseve të përpunimit, ne aplikojmë masat e mëposhtme:
• Ruajtja e të Dhënave – Ne përdorim mënyra për ruajtjeje të enkriptuar të të dhënave, servera të sigurt dhe akses të kufizuar për të mbrojtur të dhënat personale.
•Kontrolli i Aksesit – Ne zbatojmë kontrolle të rrepta aksesi për të kufizuar aksesin në të dhënat personale, duke siguruar që vetëm personeli i autorizuar mund të shikojë, aksesojë, fshijë ose modifikojë informacione ose të dhëna specifike.
•Siguria Fizike e Pajisjeve / Ambienteve – Pajisjet dhe ambientet ku ruajmë të dhënat personale ndodhen në një mjedis të sigurt me akses fizik të kufizuar (p.sh., dollape dhe dhoma të mbyllura me celës).
•Politika e Ruajtjes së të Dhënave – Kemi vendosur rregulla në lidhje me periudhat e ruajtjes së të dhënave dhe fshirjen e sigurt për të zbutur rrezikun e aksesit të paautorizuar në të dhëna.
•Trajnimi për Sigurinë e të Dhënave – Para fillimit të detyrave të tyre, personeli përkatës trajnohet në mbrojtjen e të dhënave, duke u përditësuar rregullisht mbi standardet, praktikat dhe protokollet specifike të menaxhimit të të dhënave tona për sigurinë e të dhënave.
9. Privatësia e të miturve
Faqja jonë e internetit është e destinuar për publikun e gjerë dhe nuk ofron shërbime të destinuara për fëmijë. Nëse mësojmë se një i mitur na ka dhënë të dhëna personale pa autorizimin e prindërve ose kujdestarit, ne do ta fshijmë menjëherë këtë informacion.
10. Kontrolluesi i të Dhënave dhe Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave
1) Kontrolluesi i të Dhënave është INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k me seli të regjistruar në adresën: Njesia bashkiake nr.9, rruga ‘Jordan Misja’, pallati Gener 2, kati 1, objekti D, apt 1, Tiranë, Shqipëri.
Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) mund të kontaktohet në emaili: [email protected] .
2) Për të dhënat që përpunohen nëpërmjet faqes web kompania mëmë INNOVAWAY SPA dhe INNOVAWAY ALBANIA Sh.p.k konsiderohen si “bashkëkontrollues”.
INNOVAWAY SPA është me seli të regjistruar në (80143) Napoli Via G. Porzio n.4 Centro Direzionale Isola G1.
Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) mund të kontaktohet në emaili: [email protected] .
11. Ndryshimet në këtë politikë privatësie
Kontrolluesi i të Dhënave rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë politikë privatësie në çdo kohë duke i njoftuar subjektet e të dhënave dhe përdoruesit nëpërmjet kësaj faqeje. Prandaj, ju lutemi konsultohuni shpesh me këtë faqe, duke iu referuar datës së modifikimit të fundit të treguar në fund.
Aggiornata in data 01/06/2026
Innovaway Albania Sh.p.k_Politika e Privatesise Shqip dt 28 07 2026